15:30 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ky është deputeti i LDK-së që do të marr pjesë në protestën e VV-së

Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar të gjithë mbështetësit dhe simpatizantët e saj që të shtunën të dalin në protestën të cilën e ka organizuar ajo në Prishtinë.

Këtë protestë nuk e ka mbështetur asnjëra nga partitë opozitare, por vetëm një deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Bëhet fjalë për Haxhi Avdylin, i cili ka njoftuar se të shtunën do të jetë në shesh.

Në një postim në Facebook, Avdyli ka shkruar se më 29 shtator do të zhvesh petkun e Neurokirurgut, mësimdhënësit, veteranit por edhe kryetarit të degës së LDK-së e deputetit dhe të jetë vetëm një qytetarë më shumë në Protestën e së shtunës.

Më poshtë postimi i deputetit Avdyli pa ndërhyrje:

Në vitin 1998 kisha nje dilemë të madhe. Isha mjek i sapodiplomuar vetëm 26 vjeqar, dhe duhej te merrja një vendim. Të degjoja mërzinë dhe frikën e prindërve e të qëndroja me ta në Prizren sado pak më i sigurtë, apo ti pêrgjigjesha kushtrimit të luftës, të bëja dicka për mijëra civilë të shpërndarë maleve të Suharekës , të ndihmoja qindra ushtarë të UÇK-së që po tentonin ti mbronin disi ata civilë , shumë prej tyre të plagosur e të sëmurë. Vendosa të merrja rrugën e vështirë për tu përballur me plumbat e vdekjen, duke prishur rehatinë time personale, dhe duke lënë me lotë prindërit, për një qëllim më të madh, siq ishte LIRIA e vendit.Këto ditë kisha në një dilemë ,por shumë më pak të rrezikshme.

Të qëndroja vëzhgues kur mijëra qytetarë të mi ,votues e jovotues tanë, do nisen për Prishtinë ,për të shprehur një vullnet demokratik për mbrojtjen e tërësisë territoriale, rendit kushtetues e shtetësisë pêr të cilën 2 milion njerzë sakrifikuan apo të isha prapë me ta. Unë vendosa. Që të shtunën nga ora 14 deri 16, ta zhveshi petkun e Neurokirugut, mësimdhënësit, veteranit por edhe kryetarit të degës së LDK-së e deputetit dhe të jem vetëm një qytetarë më shumë në Protestën e së shtunës. Aty do jem vetëm për Kosovën unike e të pandarë. Për hatër të asnjë lideri opozitar por vetëm kundër Hashim Thaqit vizatuesit të dështuar hartave të copëtimit Qosiqian të Kosovës. Aty do jem me të gjithë qytetarët të gjithë partive të shqetësuar pēr ardhmërinë e fëmijëve tanë të rrezikuar nga një njeri i katandisur . Aty do jem edhe për ata mijëra votues të LDK -së, që atë ditë do e valojnë flamurin Dardan, por edhe flamurin e ri të Kosovës me hartën e saj të pacopëtuar. Aty do jem edhe me flamurin kombëtar me shkabën krenare.

Aty ato 2 orë sdo jem me asnjë parti as lëvizje por me qytetarin e revoltuar nga abuzimi i pushtetarëve jo legjitim që po luajnë me fatin e këtij vendi sikur ky vend është jetim ku ska burra e gra që i dalin zot këtij vendi. Aty jam për të treguar se jemi të rritur të gjithë sa për ti mosbesuar përrallave të gjyshes politike si Hashim Thaqi për babadimrin Vuçiç i cili do nxjerë nga thesi i tij njohjen e pavarësisë me këta kufinj dhe plus faljen luginës së Preshevës.

Për mua si deputet i ri ishte një vit lojaliteti e angazhimi në Kuvend për të ndalur keqqeverisjen e abuzimin me pushtetin, duke respektuar interesat reale të qytetarëve të përquara shumë mirë nga vendimet e udhëheqjes së LDK-së. Kjo luftë e paepur dhe e vendosur në Grupin tonë parlamentar të LDK-së do vazhdojë edhe në javët e ardhshme në Kuvend deri në rrëzimin nga pushteti të kësaj klase politike. Por kuvendi im të shtunën nga ora 14 deri 16 do jetë sheshi për të protestuar qetë bashkë me të gjithë qytetarët paqëdashës e patriot e të gjithë orientimeve politike me vetmin qëllim- mbrojtjen e nenit 1 të kushtetutës për Kosovën unike nga pazaret e një Presidenti mashtrues i cili është i dyshimtë që është shitur për agjendura të huaja e interesa personale. Shihemi të shtunën në shesh paqësisht e të vendosur si kurrë më parë. /Indeksonline/