11:45 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Deputeti i LDK-së: Hashim e Behgjet, lëne lobimin e kthehuni në shtëpi se na bëtë horë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli ka komentuar vizitën e krerëve të shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në Facebook, Avdyli ka kërkuar nga Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli të kthehen në vendlindje, pasi sipas tij, po e bëjnë hor vendin, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Avdylit:

Ky zotnia ka dashtë me.thënë unë skam pas problem me Serbët, kam jetuar me ta.

Por Kosova të cilën e përfaqëson ky ka fort problem me Serbët sepse ka 10.000 të vrarë, 2000 të zhdukur, 700.000 të burgosur e 100.000 shtëpi të djegura , nga këta miqtë ” joproblematik ” të Hashimit e Bexhës. Aman lene lobimin e kthehuni në shtëpi se hor na bëtë. /Indeksonline/