14:46 / E Shtunë, 22 Shtator 2018 / indeksADMonline

Deputeti i Nismas: U deshën dy dekada për t’i rikthyer në bronz Fehmi e Xhevë Lladrovci

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka përkujtuar 20-vjetorin e rënies të heronjve të kombit, Fehmi e Xhevë Lladrovcit.

Sherifi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se kur e kërkonte atdheu, ata ishin në kohën e duhur aty ku duhej.

Megjithatë ka thënë në altarin e lirisë ata hynë me shpejtësi të rrufesë, për t’i rikthyer në bronz u deshën dy dekada:

Shkrimi  i plotë i Sherifit:

Sot bëhen 20 vite nga rënia heroike e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit.

Kur e kërkonte atdheu, ata ishin në kohën e duhur aty ku duhej!

Ne, si shpesh të vonuar kur duhet të mbrohet liria e Kosovës, të cilën e fituam me gjakun dhe mundin e tyre, përsëri u vonuam.

Në altarin e lirisë ata hynë me shpejtësi të rrufesë, për t’i rikthyer në bronz neve na u deshtën 2 dekada!