22:05 / E Shtunë, 20 Janar 2018 / indeksADMonline

Deputeti i PDK-së me plis në Prevallë (Foto)

Borën që ka rënë sot në vendin tonë po e shijojnë jo vetëm qytetarët, por edhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Deputeti nga radhët e PDK-së Mërgim Lushtaku këtë vikend ka vendosur ta kaloi në Prevallë nga edhe ka postuar një fotografi në rrjetin e tij social Facebook, shkruan Indeksonline.

Mërgimi shihet me një plis mbi kokë ndërsa ka shkruar: Plisi i bardhë, simbol shqiptar.
Ndryshe Mërgimi është djali i ish-kryetarit të komunës së Skënderajt Sami Lushtakut, dhe është për herë të parë si deputet./Indeksonline/