11:40 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Deputeti i Srpska-s “vajton”, i lutet për diçka ndërkombëtarëve!

Shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Igor Simiq ka thënë se këshilltarët e komunave serbe dhe përfaqësuesit janë mbledhur për të diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit, si dhe raportin e konsultimeve nga Beogradi të Presidentit Serb, Aleksander Vuçiç.

Simiq për televizionin ‘Pink’ të Beogradit ka thënë se ata janë kërcenuar nga Prishtina se nëse formojnë asociacionin do të arrestohen përfaqësuesit e Listës Serbe.

Simiç ka thënë se përfaqësuesit ndërkombëtar do duhej të reagojnë, sepse sipas tij kjo është e papranueshme./Indeksonline/