23:37 / E Mërkurë, 28 Shtator 2022 / AR

Deputeti i VV: Jasharaj e ka humbë kredibilitetin në momentin që e ka quajtur Kurtin diktator

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka thënë se udhëheqësi i SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj, e ka humbur kredibilitetin në momentin kur e ka quajtur diktator kryeministrin Albin Kurti.

Basha në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se Jasharaj kur doli nga zyret e PDK’së, nuk e mbajti rolin e një udhëheqësi të një sindikate, por doli si opozitë.

“Unë personalisht, në momentin që kur ka dalë prej zyrës së PDK’së edhe ka thënë që duhet me rrrëzu Albin Kurti dhe është diktator, s’bën me lon me rrshit shtetin në nivel diktatorial, te unë e ka humb komplet kredibilitetin si udhëheqës. Ai nuk mbajti rol të një udhëheqësi të një sindikate, por doli si opozitë”, tha Basha.

Tutje, deputeti i VV’së theksoi se Jasharaj nuk mund ta ketë më prioritet arsimin se kryeministri Kurti.

“Nuk është punë e tij të merret me politikë, ai duhet t’i mbrojë interesat e mësuesve. Nuk besoj që prioritet e ka arsimin Rrahman Jashari se Albin Kurti. Prandaj thirrja e tij për rrëzimin e Albin Kurti ka lënë me kuptu që angazhimi i tij ka qenë për rrëzimin e qeverisë dhe jo të drejtat e arsimtarëve”, shtoi ai.