19:06 / E Hënë, 02 Prill 2018 / indeksADMonline

Deputeti i VV-së ngjitet 15 kate në këmbë (Foto)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka treguar se ka arritur që të ngjitet plot 15 kate në këmbë.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në facebook, shkruan Indeksonline.

“Më në fund mbrrima n’15-katesh. Më mirë vonë se kurrë”, ka shkruar Selimi në facebook.

Në këtë fotografi Selimi shihet të jetë në Tiranë, përkatësisht në hotelin “Tirana International Hotel”.

Ndërsa, kujtojmë se ky veprim i Selimit vjen si kundërpërgjigje ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili në një seancë e quajti Selimin rrenc, duke i thënë se është shëtitur nëpër Tiranë, dhe asnjëherë nuk i ka hyrë “therrë në këmbë” dhe nuk ka bërë asnjë ditë burg, shkruan Indeksonline.

Më pas, ishte Selimi ai që i kishte thënë se me Ramushin nuk është takuar kurrë në ndërtesën 15 katëshe, por vetëm në Gllogjan, Jabllanicë dhe nëpër luftë.

“Dua t’i them Ramushit keq e ki, e ki keq edhe kur e përmende 15 katëshin sepse unë e ti nuk jemi takuar kurrë në 15 katshin, jemi takuar në Gllogjan, Jabllanicë dhe nëpër luftë. Po ashtu, sa i përket që s’më ka hy asnjë therr në këmbë, unë besoj që nuk të vjen keq për këtë punë se mua nuk më ka hy asnjë therrë po shumë prej therrave i kemi kaluar bashkë unë e ti Ramush, nuk e di sa therra i kanë hy Hashimit që tash je në koalicion me të, por therra kemi kaluar bashkë unë e ti. Kurse, sa i përket a jam i mençur, po; po dukem kogja i mençur jam e sidomos në momentin kur nuk e kam votuar Qeverinë tënde, sepse po ta votojsha Qeverinë tënde do të ndihesha përgjegjës për atë çka ka ndodhur pardje”, kishtë deklaruar atëherë Selimi./Indeksonline/

 

Temat: