13:40 / E Enjte, 13 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Deputeti i VV-së reagon për largimin e punëtorit të KEDS nga puna: Dikush duhet të jap përgjegjësi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar për largimin nga puna të punëtorit të KEDS, Rashit Gashi.

Ai e ka quajtur largimin e tij si shkjelje të rëndë të ligjit dhe se dikush duhet të jap përgjegjësi për këtë.

“KEDS’i ka sëfundmi ka larguar nga puna punëtorin me përvojë dhe njëkohësisht sekretarin e sindikatës së punëtorëve në KEDS Rashit Gashin, për shkak të angazhimit të tij sindikal.

Kjo është shkelje e rëndë Ligjit mbi Organizimit Sindikal, është vepër penale e përcaktuar me Kodin Penal. Kjo goditje ndaj të drejtave të njeriut, nga ana e këtij punëdhënësi, duhet të marrë përgjigje nga institucionet e zbatimit të ligjit që kujdesen për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave, lirive dhe interesave të ligjshme të punëtorëve në Kosovë.

KEDS’i duhet ta kuptojë se kushdo që mund t’i ketë garantuar se Kosova është njëlloj pashallëku a sulltanati, e ka udhëzuar gabim. Kosova është shoqëri e lirë, demokratike dhe ka legjislacion që i garanton të drejtat dhe liritë universale.

Qeveria dhe institucionet do të bëjnë gjjthëçka që duhet që të sigurojnë jetësimin e këtyre të drejtave.

Ftoj inspektoriatin e punës dhe institucionet relevante të marrin masa ndaj KEDS-it për rastin nē fjalë” ka thënë Bajqinovci./Indeksonline/