21:49 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Deputeti kosovar i lumtur që doli në fotografi pranë posterit të Dua Lipës

Dua Lipa është një nga yjet më në zë të muzikës në botë.

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, me talentin dhe suksesin e saj ka bërë krenar gjithë popullin shqiptar.


Krenar me të arriturat e yllit kosovar, po ndihet edhe deputeti kosovar, Naser Osmani, shkruan Indeksonline.

Ai madje gjatë një vizite të tij në Amsterdam, ka ndaluar ta bëj një fotografi pranë posterit të Dua Lipës, ku ka shkruar:

Është ndjenjë e bukur kur sheh Dua Lipen në qendren e Amsterdamit Madame Tussaud .

Ndryshe deputeti i LDK-së, në vend që merrte pjesë në rezolutën e partisë së tij për ndalimin e Thaçit që të bisedojë me Serbinë për kufirin e Kosovës, ai parapëlqeu të shëtitej në Amsterdam./Indeksonline/