08:28 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Deputeti Naser Osmani sot para Gjykatës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot pritet që të vazhdojë gjykimi i deputetit të Kuvendit të Kosovës Naser Osmani dhe shtatë të akuzuarve të tjerëve, gjykim ky i cili lidhet me privatizimin e Fabrikës “FAN” në Podujevë.

Në seancën e kaluar në cilësi të dëshmitarit ishte dëgjuar eksperti maqedonas Marian Andonov, i cili ka dëshmuar në lidhje me raportin të cilin e kishte hartuar rreth auditimit të ndërmarrjes “FAN”.

Gjykimi për privatizimin e fabrikës “FAN” është rast i shënjestruar për liberalizimin e vizave.

Në këtë rast gjyqësor, Naser Osmani bashkë me 7 persona të tjerë po gjykohen në lidhje me privatizimin e fabrikës “Fan” në Podujevë.

Në kohën për të cilën akuzohet, deputeti Osmani ka qenë anëtar i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Përveç tij, pjesë e gjykimit janë edhe Bahri Shabani, Melita Ymeraga, Shkëlzen Lluka, Naim Avdiu, Agron Kamberi dhe Adrian Kelmendi (të gjithë zyrtarë të AKP-së), si dhe Agim Deshishku si blerës i fabrikës “Fan”. /Kallxo.com/

 

Temat: