18:18 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Deputeti për vdekjen e Florencit: Mos digjni flamuj, por foton e kryeministrit

Vdekja e Florencit ka shkaktuar shumë zhurmë mediatike dhe qytetarët kanë reaguar ashpërmadje kanë djegur flamurin francez.

Ndërkohë deputeti i PD-së Tritan Shehu deklaron se nuk duhet të digjet flamuri, por fotoja e kryeministrit dhe ministrave.

Statusi i plotë

Duhen djegur fotot e Kryeminstrit e Ministrave tane, jo Flamuri i Frances Mike e Demokratike!

Nje ngushellim i thelle per humbjen e jetes se re te Florencit!

Shkaku duhet kerkuar te gjendja e rende ekonomike e sociale ne vend, te humbja e shpreses per te ardhmen.

Jane me qindra mijra pjese e ketij eksodi masiv shqiptar, me shume se ne fillim te viteve 90-te.

Shkaku eshte keq qeverija ne Shqiperi, korrupsioni, droga e krimi qe mbulojne vendin.

Nqs ne France dikush ka vepruar ne kundershtim me ligjin apo te drejtat universale, pa asnje dyshim e verteta do te zbardhet.

Fatkeqesisht kjo rendom nuk ndodh te ne. /albeu.com/