Deputeti Selimi thotë se Serbia po dikton agjendën e bisedimeve me Kosovën
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka deklaruar se Kosova është duke mbajtur bisedimet me Serbinë pa platformë, ndërsa ia ka bërë me dije pozitës se nuk do ta kenë asnjëherë konsensusin e opozitës kur bëhet fjalë për gjëra të pafavorshme për vendin.
Ai këto komente i bëri në Kuvendin e Kosovës, ku po debatohet lidhur me dialogun me Serbinë.Selimi tha se opozita do të ofrojë konsensus vetëm kundër Serbisë. Ai ka theksuar se Kosova po mban bisedimet me Serbinë pa pasur platformë, ndërsa ngriti shqetësimin se pala serbe po e dikton agjendën e këtyre bisedimeve.
“Po na ndan Serbia, Serbia na është futur në mes. Serbia po na ndan o njerëz! Prandaj që të bashkohemi duhet ta heqim Serbinë përfundimisht nga aty ku e ka vënë Qeveria jonë ditë pas dite, pra Serbia është problem në mos unitetin tonë…Ju po na kërkoni që mirë hajde tash ta bëjmë një platformë së bashku a nënkupton kjo se vërtetë ne jemi duke biseduar me Serbinë pa platformë, po pra ju vetë po e pranoni që atje jemi në këtë fazë të bisedimeve pa platformë dhe tash neve na kërkoni që në emër të njëfarë platforme të na fusni në ekipin tuaj…Nuk mund të bisedosh me Serbinë ndryshe përderisa Serbia po na i dikton krejt agjendën e këtyre bisedimeve”, ka thënë ai.
Sipas Selimit është e kuptueshme pse Vuçiq nuk po e do zëvendëskryeministrin Fatmir Limajn në bisedime, pasi sipas tij, e ka të pazëvendësueshëm presidentin Hashim Thaçi