14:34 / E Diele, 01 Korrik 2018 / indeksADMonline

Deputeti shqiptar poston video të arës së mbjellur me hashash (Video)

Shqipëria është mbushur me hashash dhe se këtë gjë e ka thënë opozita e vendit, por se në lidhje me këtë fenomen kanë komentuar edhe mediat ndërkombëtare.

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka postuar një video në rrjetin social Facebook, ku thotë se pamjet janë nga Vlora, ku vendi është mbushur me drogë.

Statusi:

FRESKIA E HASHASHIT!

Gjelbërimi me hashash vazhdon!

Pamje nga Vlora.

Kjo është një video të cilën një mik ma postoi si dëshmi tronditëse të kriminalizimit të vendit.

Shiheni me kujdes!

E shoqëron me fjalë vetë, ku përcakton qartë dhe ditën me qëllim që “laboratori” i Ramës mos ta nxjerrë se është e vitit të kaluar!

Hashash, drogë, krim, vrasje, grabitje prone publike e jo vetëm.

Kjo është pamja e jetës “së lumtur” në vendin tonë ku ndërtohet banditizmi me forcat …. e qeverisë!

Temat: