10:50 / E Martë, 01 Maj 2018 / indeksADMonline

Deputeti Zeka me porosi drejt Edi Ramës (Foto)

Deputeti nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka ka dhënë së fundi një porosi për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Përderisa po qëndron në bregdet, Zeka ka bërë të ditur se çfarë plehrash po qëndrojnë buzë detit, madje duke u fotografuar në atë vend, transmeton Indeksonline.

Ndër të tjerash ai ka shtuar se Shqipëria jeton nga turizmi.

Postimi i plotë:

Kjo foto u ba enkas per Kryeministrin Rama, me pa se ne çfar pleherash jetojme buze detit. Keto jane pamje nga Gjiri Lalsit.

Shqiperia nuk prodhon makina, as telefona budall, se le ma te mençur. Shqiperia jeton nga turizmi…