16:55 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Deputetja e LDK-së tregon ‘skenarin’ për arrestimin e Albinit, Donikës dhe Albulenës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka kritikuar deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje” për mosrespektim të autoriteteve të drejtësisë për të marrë pjesë në seanca  gjyqësore.

Sipas saj, arrestimi i sotëm i Albin Kurtit, Donika Kadaj-Bujupit si dhe Albulena Haxhiut ishte skenar i planifikuar nga vet këta të fundit.

Postimi në “Facebook”:

Tmerr për popullin e Kosovës. Pse ju deputet nuk ju keni përgjigjur thirjes se Gjykatës,po bëni skena me i tmerru qytetaret. Kujt po i konvenon kjo pamje……Po me vjen keq per qytetaret.Skenar i planifikuar mire,ju kisha preferu me shfaq edhe ne teater…