14:21 / E Shtunë, 06 Qershor 2020

Deputetja e PDK-së: Qeveria veproi mirë me heqjen e reciprocitetit, s’i bëhet shantazh SHBA-së!

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka mirëpritur vendimin e institucioneve të Republikës për heqjen e repcircotiet ndaj Serbisë.

Sipas saj, vendimet strategjike nacionale të cilës do qeveri në Kosovë gjithmonë duhet të bashkërendohen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Raportin tonë diplomatik nuk guxon ta dëmtojë asnjë parti politike që dëshiron të udhëheq me vendin. Qeveria e Kosovës ka bërë mirë që e ka heqë vendimin për reciprocitetin, sepse vendimi i kaluar ishte elektoral dhe shantazhues ndaj ShBA-së. Të punojmë së bashku me partnerët ndërkombëtar për të ardhmen e shtetit tonë të integruar në BE”, ka shkruar ajo në Facebook.

Mos i humb