19:03 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Deputetja e VV-së fton LDK-në për thellim të bashkëpunimit që të ndalin PANhajninë

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli i ka bërë thirrje LDK-së të thellojë bashkëpunimin për të ndalë PANhajninë.

Sipas Pacollit bashkëpunimi i Albin Kurtit me Isa Mustafën ndalën idenë e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim e ndryshim kufijsh, transmeton Indeksonline.

Pacolli ndër të tjerash tha se bashkëpunimi dy-partiak, LDK dhe Vetëvendosje do të vazhdojë.

Shkrimi i plotë:

Kur pavarësia dhe qenësia e shtetit të Kosovës filloj të vihej në pikëpyetje nga personi që duhej ta mbronte e ta përfaqësonte sa më denjësisht, Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Lidhja Demokratike e Kosovës bashkërenduan qëndrimet dhe veprimet për Republikën. Ky veprim i përbashkët opozitar i ndali përfundimisht iniciativat e papërgjegjshme, jolegjitime dhe jo transparente të Presidentit të Kosovës qëllimi i së cilit ishte copëtimi i Kosovës.

Qëndrimet tona të përbashkëta përcuan mesazhin e popullit tek bashkësia ndërkombëtare se Kosova është republikë parlamentare me integritet territorial dhe institucional, me sovranitet dhe kufij të pacënueshëm.

Veprimet tona të përbashkëta duhet të thellohen edhe më tutje për ta ndalur edhe PANhajninë.

Bashkë është e mundshme!