12:33 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Deputetja e VV-së: Nuk di kush hedhi gaz, por e dimë që demarkacioni nuk do të kaloj (Video)

Deputetja e VV-së: Nuk di kush hedhi gaz, por e dimë që demarkacioni nuk do të kaloj

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu është shprehur se nuk e di se kush ka hedhur gaz lotsjellës.

Mirëpo, Haxhiu ka thënë se është bërë mirë që u ndërpre seanca dhe që kjo marrëveshje të mos kaloj, shkruan Indeksonline.

Nuk di se kush ka hedh gaz. Mund të them demarkacioni nuk kalon. Dhe bëri mirë që u ndërpre dhe se është shumë e rëndësishme që jemi në krye të detyrës në mbrojtje të territorit. Edhe me herët kemi ndërmarr veprime politike brenda Kuvendit, kemi marr burg për këtë, mirëpo veprimet e prokurorisë nuk na kanë zbrazë,qeveria mund të veprojë njëjtë por ne po e mbrojmë territorin” ka thënë Haxhiu, shkruan Indeksonline.