20:22 / E Premte, 16 Prill 2021 / OSH

Deputetja Kica-Xhelili për Nora Gjakovën dhe Distria Krasniqin: Kur politika përçan, sporti na unifikon

Deputetja nga radhët e Listës “Guxo”, Doarsa Kica-Xhelili përmes një postimi ka falendëruar Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën për medaljet që fituan sot në Kampionatin Evropian në Portugali.

Kica-Xhelili në postimin e saj ka shkruar se kur politikq përçan, sporti na unifikon dhe na e zbardhë fytyrën, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Doarsa Kica-Xhelilin:

Distria Krasniqi,Nora Gjakova,falemnderit!

Falemnderit për vullnetin e pathyeshem e të parezervë. Kur politika përçan, polemizon e polarizon, sporti vazhdon të bëj atë që politikbërja ua ka moti borxh. Na unifikon në gëzim, e na zbardhë fytyrën.

Ngritja e këtij flamuri në sytë e botës, në këtë formë e platformë, është patriotizmi që na duhet. Puna e pandalshme është patriotizmi që na duhet. Refuzimi që dështimi t’i mvishet barrierave kolektive vazhdimisht, është patriotizmi që na duhet.Ky është konteksti i diskutimit për vajzat tona. Ky është diskursi i cili vlen të trajtohet me pasion në mediat tona.Falemnderit që jepni zemrën në çdo lëvizje