14:24 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Deputetja kosovare uron motrën për ditëlindje, tregon historinë e dhimbshme të saj

Pavarësisht angazhimeve të shumta që kanë, kur flitet për personat e zemrës, ata gjithnjë gjejnë kohë të ndajnë me ta data e urime të veçanta.

Edhe deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Xhevahire Izmaku përmes një shkrimi në llogarinë e saj Facebook ka uruar motrën e saj për ditëlindje, shkruan Indeksonline.

Ajo në këtë ditë zgjodhi ta tregojë historinë e saj të dhimbshme, teksa rrëfen se si ajo luftoi me një sëmundje të rëndë, pavarësisht se jeta u tregua e padrejtë.

Ky është urimi i saj:

Një grua si ti !
Ditëlindjet edhe janë momente kur të dashurëve tonë, kemi rast t’u tregojme sa te rëndësishem janë per ne!
Ne kete foto te motres sime, duket veç nje fetyre e bukur gruaje, por Ju te nderuar miq, nuk e dini qe prapa saj ka nje histori filmi!
Nje perballje me luften drejteperdrejt, ku pa femije te vrare nga policia e forca tjera serbe, para syve te saj janë plagosur njerez per vdekje, humbi burrin nje luftetar e idealist si ai qe ishte Fërra jone! Rriti me perkushtim dy vajza si dy yje e njera nga to sot ka nisur nje rruge te karrieres ne Holliwood!
Ka kaluar nje sfide shendeti qe shume gra bënë t”i dekurajoje e kjo gjithe kohen ne vend te frikes na ipte neve kurajon, bënë punen e vet me pergjegjesi çdo ditë dhe kjo eshte Vjollca motra ime!
Tash pjesa e bukur:
Pule ti se din po une jam aq krenare per ty, e admiroje durimin tend ne jete per çdo dite te viteve tua! Rrnofsh gjate e urime ditelindjen!
Të duam pafund