18:29 / E Martë, 27 Tetor 2020 / Blerim

Deputetja Musliu-Shoshi viziton gratë e verbëra, e gatshme në çdo kohë t’iu ndihmojë

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka njoftuar se sot ka vizituar Komitetin e Grave të Verbëra në Kosovë.

Ajo thotë se në cilësinë e deputetes, u ka premtuar atyre që do të angazhohet që kërkesat e këtij komiteti t’i drejtojë në institucionet publike.

Ky është postimi i deputetes:

Sot së bashku me miken time Donikën kam zhvilluar një takim me Drejtoreshën e Komitetit të Grave të Verbëra të Kosovës, zonjën Bajramshahe Jetullahu dhe përfaqësues të këtij Komiteti, me qëllimin që të njoftohem për aktivitetet që i zhvillon ky komitet dhe për nevojat që i kanë.

Në cilësinë e deputetes i’u premtova që do të angazhohem për t’i adresuar kërkesat e këtij komiteti në institucionet publike të Kosovës. Do të jem e gatshme në çdo kohë që të ofrojë ndihmën time për këto qytetare të Kosovës.