22:42 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

Deputetja nga Skenderaj kërkon ndihmë për gjetjen e Arbnore Dobrajt

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka marrë me shqetësim informacionin rreth zhdukjes  së 22 vjeçares nga Skenderaj, Arbnora Dobraj.

Deliu, e cila është bashkëvendase e Dobrajt, ka thënë se familja ka nevojë për ndihmën e secilit në mënyrë që të sigurojnë ndonjë informatë, shkruan Indeksonline.

“… Po e ndajë me ju shqetësimin e familjes Dobra nga Skënderaj, të cilët që nga mëngjesi i sotëm nuk kanë asnjë informatë e as kontakt me vajzën e tyre 22 vjeçare Arbonra Dobra. Ndonëse, për rastin është njoftuar Policia e Kosovës, familja ka nevojë për ndihmën e secilit në mënyrë që të sigurojnë ndonjë informatë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ndryshe, Burime të “Indeksonline”, brenda Policisë së Kosovës, tregojnë se rasti i zhdukjes është paraqitur nga vëllai i vajzës.

“Rreth orës 14:00 në stacionin policor jug një mashkull ka raportuar se motra e tij në ora 08:15 është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer m. Njësit përkatëse të Policisë së Kosovës janë duke hetuar rastin në fjalë”, ka thënë ky burim./Indeksonline/