14:56 / E Shtunë, 26 Shkurt 2022 / MSH

Derbi Everton-City, formacionet e mundshme

Sonte me fillim nga ora 18:30 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante në stadiumin “Goodison Park” mes skuadrës së Evertonit dhe kampionit anglez Manchester City, e vlefshme kjo për xhiron e 27 të Premier Ligës angleze.

Në xhiron e fundit të zhvilluar të dy këto skuadra dështuan të arkëtojnë pikët, ku City u mposht 3:2 nga Tottenhami, kurse Evertoni pësoi humbje 2:0 nga Southampton.

Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë plot 41 pikë në tabelë, ku City kryeson tabelën me 63 pikë, krahas Evertonit që ka 22 sosh në vendin e 16.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa, ku trajneri Pep Guardiola nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Mendyt, Palmer dhe Steffen, kurse për trajnerin Frank Lampard nuk do të jenë të gatshëm Davies, Delph, Godfrey, Mina dhe Mykolenko.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Everton (4-4-2): Pickford; Coleman, Holgate, Keane, Kenny; Townsend, Allan, Van de Beek, Gray; Richarlison, Calvert-Lewin

Manchester City (4-3-3): Ederson; Walker, Dias, Laporte, Cancelo; De Bruyne, Rodri, Bernardo; Mahrez, Foden, Sterling