22:31 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Derbi i minutave të fundit, Icardi “mbreti” i San Siros

Interi ka mposhtur Milanin me rezultat 1-0 në ndeshjen e xhiros së nëntë të Serie A.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Mauro Icardi në minutën e dytë shtesë, shkruan indeksonline.

Ky gol erdhi pas dy të anuluarve në pjesën e parë, atij të Icardit dhe Musachios.

Me këtë fitore, Interi është në pozitën e tretë me 19 pikë ndërsa Milani në pozitën e 12-të me 12 pikë. /IndeksOnline/

Temat: