08:53 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020 / indeksADMonline

Derbi i Premier Ligës Arsenal-Liverpool – “Topçinjtë” sonte e vendosin fatin e tyre

Sonte nga ora 21:15 do të zhvillohet derbi mes Arsenalit dhe Liverpoolit në kuadër të javës së 36-të në Premier Ligë.

Liverpool, që tashmë është kampion, luan pa ndonjë ngarkesë, por londinezët duan 3 pikë sonte, transmeton Indeksonline.

Në rast se dështojnë sonte, Arsenal “vret” shpresat për një kualifikim në Evropa Ligë.

Për momentin gjendën në pozitën e 9-të me 50 pikë, 5 më pak se vendi i 6-të./Indeksonline/