22:46 / E Premte, 06 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Derbi Italian, Inter-Roma përfundon pa gola

Një ndeshje për të cilën është pritur që të ketë gola dhe po ashtu shumë spektakël mirëpo që nuk doli ashtu.

Interi dhe Roma nuk arritën të shënonin në mbrëmjen e sotme. Portieri i Romës ishte ai që pati punë më shumë duke mbrojtur tri gjuajtje kurse ai i Interit vetëm dy.

Për Interin ky barazim nuk është një lajm i mirë pasi që me këtë barazim kanë bërë që rivali i tyre Juventus t’i afrohet pozitës së parë.

Pas këtij barazimi Interi rënditet në vendin e parë me 38 pikë, dy më shumë se Juventusi kurse Roma në vendin e katërt me 29 pikë.

/Indeksonline/.