13:00 / E Premte, 06 Mars 2020 / indeksADMonline

Derbi lokal i Ligës së Parë luhet në terren neutral, për arsye sigurie

Ndeshjet e Ligës së Parë në futbollin kosovar do të zhvillohen në vikend ku në program janë tri ndeshje të shtunën dhe pesë të dielën.

Tashmë është zyrtare, dueli derbi i javës së 20-të në Ligën e Parë të Futbollit kosovar ndërmjet Vitisë dhe Vllaznisë së Pozheranit, do të zhvillohet në fushën me bari sintetik në Kaçanik.

Kjo ndeshje ishte paraparë të zhvillohej në stadiumin e fshatit Sadovinë, por që për arsye të sigurisë është zhvendosur në Kaçanik.
Derbi zhvillohet të shtunën nga ora 14:00.

Vitia pozicionohet në vendin e fundit me vetëm 16 pikë të grumbulluara, kurse Vllaznia e Pozheranin renditet në vendin e 13-të me 20 pikë të mbledhura.