14:30 / E Shtunë, 16 Janar 2021 / OSH

Deri më tani vetëm një parti shqiptare ka dërguar listën e kandidatëve për deputetë në KQZ

Sot është dita e fundit kur partitë duhet të dorëzojnë listat me kandidatë për deputetë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për Indeksonline ka thënë se deri më tani 13 subjekte politike kanë dorëzuar listat për kandidatë për deputetë.

Partia Balliste është subjekti i vetëm shqiptar që deri më tani ka dorëzuar listën me kandidatë për deputetë në KQZ. Lista e kësaj partie do të ketë 5 kandidatë.  

“Jemi duke pritur aplikimin e subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit. Deri në këtë kohë kemi pranuar aplikimin e 13 subjekteve politike, pra nga 9 parti politike, 1 koalicion dhe 3 iniciativa qytetare, me gjithsej 276 kandidatë” tha Elezi.

Afati për dorëzimin e listave është deri në ora 18:00./Indeksonline/

No description available.