09:03 / E Diele, 19 Maj 2019 / indeksADMonline

Dermatologët: Manikyri mund të shkaktojë kancerin e lëkurës

Shumë femra preferojnë mbjelljen e thonjve, por sa është i rrezikshëm geli dhe ekspozimi ndaj rrezeve UV?

Sipas disa studimeve, manikyri mund të shkaktojë infeksione, plakjen e lëkurës si dhe kancerin e lëkurës, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.

Por dermatologët sugjerojnë marrjen e masave paraprake për të mbrojtur veten nga këto rreziqe.

“Është e mjaftueshme që ne të rekomandojmë pacientët për të mbrojtur lëkurën e tyre”, tha për DailyMail Dr. Chris Adigun i cili shkroi udhëzime për Shoqatën Amerikane të Dermatologjisë.

Sipas tij është e vështirë të përcaktohet se sa janë të rrezikshëm këto gele, pasi ky trajtim bëhet në sallone të ndryshme.

“Ajo që ne dimë për rrezikun e kancerit të lëkurës bazohet në diellin, jo në llampat LED të vendosura në distanca të ndryshme nga duart tona, nganjëherë një herë në vit, një herë në jetë, një herë në muaj ose edhe çdo dy javë”, ka thënë ai.

Joshua Zeichner, një dermatolog në Spitalin Mount Sinai në qytetin e Nju Jorkut thotë se dashuruesit e gelit duhet të mendojnë më shumë kjo për hir të shëndetit të tyre.

“Përfitimi i manikurneve të gelit është se ato zgjasin për disa javë, kështu që shumica e njerëzve nuk kanë nevojë t’i marrin ato më shpesh se një herë në muaj,” tha ai tutje. /Indeksonline/