11:07 / E Shtunë, 19 Janar 2019 / indeksADMonline

Dëshirojnë t’i bëjnë djemtë futbollistë, çifti ofron 75.000 dollarë për një trajner profesionist

Një çifte nga Londra, saktësisht nga Barnet  ëndërrojnë që dy djemtë e tyre të bëhen futbollistë.

Ata kanë ofruar një vend pune me rrogë vjetore 75.000 dollarë për personat që mund t’i shndërrojnë djemtë e tyre në futbollistë profesionistë, transmeton Indeksonline.

Ky propozim pune është bërë online dhe çifti nuk e ka bërë të ditur identitetin e tyre, duke lenë vetëm emailin.

Arsyeja se pse janë kaq pasiononte për t’i bërë dy fëmijët futbollistë është për shkak se bashkëshorti kur ishte në moshë të re nuk kishte arritur të bëhet futbollistë.

Çifti është në kërkim të një person që mund të filloj menjëherë me punë./Indeksonline/