10:37 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Dëshmi rrëqethëse, si u dogj së gjalli 85-vjeçarja në Devoll

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen tragjike të ndodhur në Devoll ku një 85-vjeçare është djegur brenda banesës së saj.

Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes dhe ndërhyrja për t’i shpëtuar jetën të moshuarës ka qënë e pamundur.

Fqinjët e të moshuarës kanë treguar momentet e para kur kanë parë në flakë shtëpinë e të moshuarës. Ato shprehen se kanë dëgjuar të thyhen xhamat nga nxehtësia e madhe.

“Pamë që shtëpia e Shyqyrie Bletajt kishte marrë flakë dhe lajmëruam policinë dhe zjarrfikësen. Zjarrfikësja erdhi në kohe por s’mundi të bënte asgjë”, tha fqinji për News 24.

Po ashtu ata shprehen se shkak i zjarrit mund të jetë bërë një rezistencë që e moshuara, e cila thuhet se vuante nga sëmundja e sklerozës, mbante brenda për t’u ngrohur. /albeu.com/

Temat: