08:43 / E Premte, 27 Prill 2018 / indeksADMonline

Ferizaj: Dha dëshmi të rrejshme në seancë, arrestohet

Një i dyshuar gjatë një seance gjyqësore ka dhënë deklaratë të rrejshme lidhur me një rast të vjedhjes.

Ai është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në qendrën e mbajtjes.

“Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili në një seancë gjyqësore ka dhënë deklaratë të rrejshme lidhur me një raste vjedhje. Me vendimin e prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin e Policisë./Indeksonline/