10:03 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Dëshmia e Kadri Veselit në Gjykatë, s’lejohen mediat!

Seanca ndaj katër deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, që po mbahet në Gjykatën Themelore të Prishtinës, lidhur me hedhjen e gazit në Kuvendin e Kosovës, nuk është lejuar të ndjekej nga mediat.

Mësohet se në këtë seancë është paralajmëruar se do të dëshmojë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Deputetët; Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj – Bujupi dhe Faton Topalli do të paraqiten në gjykim për hedhje të gazit në Kuvendin e Kosovës.

Derisa Kurti dhe Kadaj-Bujupi aktualisht janë në masën e paraburgimit në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan ku po mbahen pasi që thyen masën e arrestit shtëpiak e cila u ishte caktuar ndaj tyre. /Indeksonline/