11:13 / E Premte, 25 Dhjetor 2020 / OSH

Dështimi ka emër, quhet Willian

Willian erdhi në verë tek Arsenali si një nga transferet më të bujshme në Premierligë. Por, ylli brazilian ka dështuar totalisht me paraqitjet e tij që nga transferimi i tij te topçinjtë nga Chelsea.

Se braziliani ka dështuar totalisht, tregon kjo statistikë shqetësuese. Ai ka goditur vetëm një herë drejt portës në 11 paraqitjet e tij në Premierligë me Arsenalin.

Paga e tij është plot 200 mijë funte në javë. Edhe më shqetësues është fakti se 32-vjeçari ka 3 vjet kontratë me Arsenalin./Indeksonline/