13:22 / E Diele, 15 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Dështimi në zgjedhje, “hallakat” PSD-në

Zgjedhjet nacionale të 6 tetorit, për dikë solllën rezultate të kënaqshme e dikë nuk e nxorrën mjaftë mirë, shkruan IndeksOnline.

Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD), e cila kandidoi në zgjedhjet e fundit, në koalicion me AAK-në, fitoi vetëm një deputete femër.

Jashtë kuvendit mbetën shumë deputet të legjislaturës së kaluar.

Një rezultat i tillë, çoi në ndryshime të shumta brenda kësaj partie. Menjëherë pas zgjedhjeve, dorëheqjen e parë e dha isht-deputeti i kësaj partie, Dardan Sejdiu.

Pas Sejdiut, erdhi edhe dorëheqja e kryetarit të kësaj partie, Shpend Ahmetit, i cili më nuk do të kandidojë për asnjë pozitë brenda PSD-së.

Ahmeti përmes një shkrimi në “facebook”, arsyetoi dorëheqjen e tij, duke thënë se ai personalisht ndihet fajtor për rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Sipas tij ai lka preferuar të jetë i angazhuar vetëm si kryetarë komune.

Ndërsa zgjedhjet e brendshme të kësaj partie aktualisht janë duke u mbajtur në zyrën qëndrore.

IndeksOnline ka mësuar se kandidati i vetëm për kryetar është Dardan Molliqaj. /IndeksOnline/