15:34 / E Martë, 08 Janar 2019 / indeksADMonline

Deshtoi katër herë për titullin, Ferrari e largon njeriun kryesor

Gjiganti i Formula 1, “Scuderia Ferrarri” përmes një komunikate ka bërë të ditur se ka larguar nga detyra drejtorin e skuadrës, Maurizio Arrivabene.

Menaxhmenti më i lartë i kompanisë ka bërë të ditur se vendin e tij do ta zë Mattia Binotto, i cili që nga viti 2016 ishte udhëheqës i departamentit teknik, shkruan Indeksonline.


Maurizio Arrivabene, drejtori i larguar i Ferrarit

“Pas katër vitesh përkushtimi të palodhur, Maurizio Arrivabene po largohet nga skuadra. Vendimi është marrë së bashku me menaxhimin e lartë të kompanisë pas diskutimeve të gjata në lidhje me interesat personale afatgjata të Maurizio si dhe ato të vetë ekipit”.

“Ferrari dëshiron të falënderojë Maurizio për kontributin e tij të vlefshëm në rritjen e konkurrencës së ekipit gjatë viteve të fundit, dhe i uron atij më të mirën për përpjekjet e tij të ardhshme”.

“Me efekt të menjëhershëm, Mattia Binotto do të marrë përsipër drejtimin e Ekipit të Scuderia Ferrari. Të gjitha fushat teknike do të vazhdojnë të raportojnë direkt tek Mattia”, thuhet në komunikatën e skuadrës.

Maurizio Arrivabene drejtoi Ferrarin që nga viti 2014 por nuk arriti të mposht konkurencën e Mercedes. /IndeksOnline/


Mattia Binotto do ta marr drejtimin e skuadrës