75 Mall Live Search
11:28 / E Mërkurë, 24 Qershor 2020 / indeksADMonline

Dështoi te Barcelona, Real Madridi dhe Juventusi – futbollisti i njohur po rikthehet në La Liga

Skuadra që për pronar e ka Ronaldo Fenomenin, Real Valladolidi është e fokusuar shumë që në klub të sjellë sa më shumë talentë dhe lojtarë cilësorë në skuadër.

Fenomeni për të qenë sa më i mirë në rolin e presidentit, po merr këshilla nga Florentino Perezi, transmeton Indeksonline.

Sipas “Don Balon”-it, Perezi i ka propozuar Ronaldos që ta transferojë mesfushorin spanjoll, Iago Falque.

Spanjolli gjatë karrierës së tij ka luajtur për shumë skuadra të ndryshme.

Karrierën e tij në rini e ka nisur në vitin 2001 te Real Madridi, por po atë vit ishte larguar për t’u bërë pjesë e akademisë së Barcelonës “La Masia”.

Pasi qëndroi 7 vjet aty, ai u larguar përsëri, kësaj radhe në drejtim të Juventusit. Por, as aty nuk arriti ta gjenet veten.

Nga Juventusi karrierën e tij e vazhdoi në skuadra si: Bari, Villarreal B, Tottenham, Southampton, Almeria, Vallecano, Genoa, Roma, Torino dhe tashmë është përsëri i huazuar në Genoa, por me kontratë është lojtar i Torinos.

30-vjeçari mund të rikthehet përsëri në La Liga ku u cilësua si “Perla e La Masias” dikur. /Indeksonline/