14:51 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Dështon mbledhja e Komisionit për Arsim

Në mungesë të kuorumit nuk është mbajtur mbledhja e Komisionit për Arsim, e paraparë për sot, në të cilën parashihej shqyrtimi i Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës të Kosovës në vitet e nëntëdhjeta.

Kryetari i këtij komisioni, Ismajl Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur të mbyllur mbledhjen, duke thënë se do të mundohen që ajo të mbahet në një ditë sa më të afërt.

“Unë po e mbylli këtë mbledhje me arsyetimin se nuk e kemi numrin e duhur të anëtarëve. Në momentin që po e mbyllim kanë kaluar 20 minuta nga koha që ka qenë e planifikuar”, tha ai.

Në komision të pranishëm ishin Ismajl Kurteshi, Teuta Haxhiu, Arbërie Nagavci, Driton Çaushi, Verica Ceranoc.