08:21 / E Martë, 24 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Dështon sërish kalimi i Manxhukiqit në Katar?

Mario Manxhukiqi ka refuzuar përsëri kalimin te skuadra nga Katari Al-Duhali.

Dukej se sulmuesi kroat po largohej përfundimisht nga Juventusi, por marrëveshja përsëri ka dështuar.

“Tuttomercato” raporton se Al-Duhali është i vendosur që ta transferojë 33-vjeçarin, por dallimi midis ofertës dhe kërkesës është shumë i madh.

Skuadra nga Katari i ka ofruar Manxhukiqit një pagë prej pesë milionë eurosh në sezon por kroati e ka refuzuar.

Sulmuesi aktualisht fiton te Juve 11.5 milionë euro në sezon dhe kërkon së paku tetë milionë euro nga Al-Duhali.