15:59 / E Hënë, 21 Shtator 2020 / indeksADMonline

Dështon rezoluta e LVV-së për nënstacionin policor në Karaçevë për shkak të kuorumit

Kuvendi i Kosovës po vazhdon të ketë probleme në sigurimin e numrave të deputetëve sa i përket votimeve sidomos të rezolutave. Edhe sot vetëm 23 deputetë kanë marrë pjesë në votimin e rezolutës së Vetëvendosjes  në Kuvend, pas interpelancës së ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliut për situatën në Karaçevë të Kamenicës.

Kjo rezolutë po dështon për herë të dytë,  në të cilën po kërkohet edhe vendosja e një nënstacioni të përhershëm të policisë në këtë fshat kufitar.

Po ashtu në pikën tjetër kërkohet që: “Institucionet e Kosovës të ndërmarrin masat e nevojshme dhe t’i përdorin të gjithë mekanizmat kushtetues e institucionalë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës”.