08:50 / E Diele, 22 Nëntor 2020 / OSH

Dështon Trump, Gjyqtari Federal hedh poshtë padinë për manipulim në Pensilavani

Kandidati për President të ShBA-ve, Donald Trump ka dështuar në padinë e tij për shtetin e Pnesilavnisë.

Gjyqtari Federal, Mattheë Brann u shprehë se ekipi I Donald Trump nuk kishte arritur të ofroj prova se ka pasur manipulim në zgjedhjet e 3 nëntorit, transmeton Indeksonline.

“Kësaj gjykate i janë paraqitur argumente ligjore pa bazë dhe me akuza spekulative,” thuhet në vendimin e Gjyqtarit Federal.

Ekipi i Trump po ashtu kërkoj rinumërim të votave në Georgia por pas numërimit të çdo vote me dorë përsëri fitues doli Biden./Indeksonline/