08:37 / E Martë, 19 Qershor 2018 / indeksADMonline

Dështuan ta sjellin Griezmannin, Barcelona gati 100 milionë për yllin e Lazios (Foto)

Skuadra e Barcelonës kishte përgatitur 100 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e anësorit, Antonie Griezmann.

Megjithatë pas shumë përpjekjeve për ta sjellë francezin në “Camp Nou”, Griezmann doli në skenë dhe nënshkroi kontratë të re me Atletico Madridin, shkruan IndeksOnline.

Kjo e befasoi shumë skuadrën e Barcelonës, e cila tashmë ka nisur ta gjej një tjetër futbollist.

Sipas mediave në Spanjë, Katalunasit janë kthyer ka mesfushori i Lazios, Sergej Milinkovic – Savic.

Presidenti i Lazios mbrëmë tha se serbi nuk është në shitje, por në çoftëse vijnë oferta nga 100 milionë deri 150, atëherë nisin bisedimet me atë skuadër./IndeksOnline/