10:35 / E Shtunë, 03 Nëntor 2018

Detaje nga protesta masive e punëtorëve të Google nëpër botë

Më shumë se 20 mijë punëtorë dhe kontraktorë të Google kanë marrë pjesë dje në protestën më masive të kompanisë ndonjëherë. Google ka aktualisht 94.372 punëtorë, që do të thotë se dje kanë marrë pjesë në protestë më shumë se 20% e punëtorëve.

Protesta kishte qëllim ndaj trajtimit të dyshimeve seksuale ndaj drejtuesve të lartë.

Sipas organizatorëve, punonjësit e Google morën pjesë kryesisht nga zyrat e kompanisë amerikane, por edhe në zyrat e I të vendosura në Australi, Brazil , Kanada, Gjermani, Indi, Irlandë, Japoni, Hollandë, Filipinet, Mbretërinë e Bashkuar, Singapor, Suedi dhe Zvicër./Indeksonline/

Temat: