19:18 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Detaje për veturën që u përfshi nga zjarri në Prishtinë (Video)

(I plotësuar, 19:33)-Indeksonline mëson se vetura e cila u përfshi nga zjarri sonte në rrugën ‘Xheladin Hana’ në Prishtinë është e tipit Audi 80, me ngjyrë vishnje.

Gjithashtu bëhet e ditur se nuk ka persona të lënduar si pasojë e zjarrit dhe se në lokacionin në fjalë ekipet e zjarrfikësve kanë arritur në kohë, ku edhe kanë fikur zjarrin dhe nuk ka pasur ndonjë rrezik.

……………………..

Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë (Video)

Një veturë është përfshirë nga zjarri në qendër të Prishtinës.

Indeksonline ka siguruar një video nga vendi i ngjarjes në lagjen Bregu i Diellit, ku vërehet se Policia dhe zjarrfikësit tashmë kanë arritur në vendin e ngjarjes.

Veturat që ishin në kolonën në fjalë kanë filluar të provojnë kthimin prapa./Indeksonline/