75 Mall Live Search
14:45 / E Hënë, 12 Shkurt 2024 / mp

Detaje për zjarrin në banesën kolektive në Ferizaj, dy nga të lënduarit vazhdojnë trajtimin në QKUK

Një ndërtesë kolektive është përfshirë mbrëm  nga zjarri në Ferizaj. Si pasojë e zjarrit dhjetë persona janë lënduar, ndërsa tre nga ta janë dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim.

Sipas mjekut kujdëstarë në emergjncën e QKUK-së Erolind Dermaku, gjendja e tyre ëhstë jashtë rrezikut. Ai po ashtu në një intervistë për Indeksonline ka thënë se njëri nga ta tashmë është liruar dhe dy të tjerët pritet të lirohen posa të kryehn ekzaminimet.

Më poshtë e keni deklaratën e plotë.

Ndryshe sipas raportit të policisë, nëntë qytetarë dhe një zjarrfikës kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK.

“Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një ndërtesë kolektive. Në vend ngjarje kanë dal njësitet e zjarrfikësve, njësitet policore dhe ato emergjente. Përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar nëntë qytetar dhe një zjarrfikës. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/