13:54 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Detaje, si dy familjar tentuan të fusin drogë në burgun e Gjilanit

Në Qendrën e Paraburgimit në fshatin Pasjak, dy familjarë burrë dhe grua teksa po dërgonin disa rroba të një i paraburgosur, është gjetur substancë narkotike marihuanë.

Pas kontrollit në xhepat e xhaketës, është gjetur marihuanë me peshë 1.7 gramë, raporton Indeksonline.

Njësitet e specializuara anti drogë që veprojnë në Gjilan i janë përgjigjë rastit, duke dalë në vend të ngjarjes.

Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe rasti është duke u hetuar.

“Me datën 27 shkurtë 2018, rreth orës 11:30, policia e Kosovës në Novobërdë ka pranuar një thirrje, nga Qendra e Paraburgimit në fshatin Pasjak , ku raportohet se dy familjarë burrë dhe grua që të dy shqiptar shtetas të Kosovës kanë qenë në vizitë një të paraburgosurit, ku te i njëjti kishin dërguar disa rroba, pas kontrollit të rrobave në një xhep të xhaketës është gjetur një sasi e dyshuar substancë narkotike e cila ka rezultuar e llojit marihuanë, me peshë 1.7 gram. Njësitet e specializuara anti drogë që veprojnë nga shtabi qendror në Gjilan ju kanë përgjigje rastit duke dalë në vende të ngjarjes. Të dyshuarit janë intervistuar dhe rasti është duke u hetuar”/Indeksonline/