10:53 / E Enjte, 23 Dhjetor 2021 / B O

Detaje të reja, kush janë të therurit dhe nga cili fshat janë të dyshuarit që përgjaken mbrëmë Pejën

Një përplasje e momentit në lokalin “Barcode” mbrëmë në Pejë, ka rezultuar me dhuna e përgjakje.

Dy grupe janë therur me thika mbrëmë rreth orës 21:30. Tre persona janë therur me thikë nga ky incident, ndërsa njëri nga ta është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se T.Haxhiaj, M.Spahija dhe B.Muhaxheri janë tre të therurit nga përplasja në lokalin që ndodhet tek stacioni i autobusave në Pejë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se të dyshuarit që kanë therur tre personat janë V.K dhe L.B nga fshati Kryshec dhe Vranoc i Pejës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili njoftoi se janë lënduar tre persona./Indeksonline/