09:32 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Detaje të reja nga plagosja e mbrëmshme në Prishtinë

Mbrëmjen e djeshme është plagosur një person në Prishtinë pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me një person tjetër për një vend parkimi.

Sipas raportit të policisë, për këtë plagosje mbrëmë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, ndërsa viktima i cili kishte pësuar lëndime trupore, pas tretmanit mjekësor në QKUK dhe pas intervistimit është liruar, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, sipas njoftimit të tyre, nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri, pushkë gjuetie e përdorur në rast, po ashtu në vendin e ngjarjes është konfiskuar një gëzhojë kalibër i panjohur.

Me vendimin e prokurorit të shtetit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje kurse i dyshuari tjetër lirohet në shtëpi./Indeksonline/