10:29 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

Detaje të reja për djegien e “BMW”-së te rruga “C”

Një veturë e tipit “BMW” pas mesnatës ka marrë flakë në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Bedri Berisha”.

IndeksOnline mëson nga burimet se kjo ka qenë zjarrëvënie e qëllimshme.

Po ashtu, IndeksOnline ka siguruar një video nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, Policia e Kosovës, ka dalë edhe sot në vendin e ngjarjes për t’u marrë me rastin.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga PK-ja për IndeksOnlinen.

“Sot rreth orës 01:00, policia ka marrë informatën se në rrugën “Bedri Berisha” në Prishtinë, është duke u djegur një veturë e tipit BMW.

Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet e nevojshme policore, të përkrahur edhe nga zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Zjarri është lokalizuar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Aktualisht hetuesit policor po vazhdojnë me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit dhe sqarimit të të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, thuhet në përgjigjen e tyre./IndeksOnline/