20:08 / E Hënë, 06 Korrik 2020

Detaje të reja për rastin tragjik të Hallaqit të Madh

Mëngjesin e së premtës, Kosova u trondit nga një ngjarje e rëndë që ndodhi në komunën e Lipjanit.

Në fshatin Hallaq i Madh, një person mbeti i vrarë, ndërsa pesë të tjerë morën plumba si pasojë e një konflikti midis dy familjeve nga Ribari i Madh i Lipjanit.

Familja Hoxha dhe ajo Jakupi u përleshën në mes të rrugës kryesore të Hallaqit të Madh për të qëruar hesapet e një konflikti të mëparshëm.

Ndërsa Indeksonline që ka sjellë lajme ekskluzive nga kjo tragjedi, vjen me detaje të reja.

Sipas burimeve të Indeksonline, familjet Jakupi dhe Hoxha kanë pas konfrontime edhe në të kaluarën, gjë që e ka ardhë deri tek gjuajtja me armë.

Derisa njësitë policore, po qëndrojnë në fshatin Ribar i Madh. Familja Hoxha janë mbyllur dhe nuk po kanë guxim të dalin nga shtëpia.

Ndërsa mësohet gjithashtu se disa anëtarë të dy familjeve kanë punuar në një kompani, vend ku edhe nisi konflikti.

Kujtojmë që Prokuroria Themelore në Prishtinë, departamenti për krime të rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tetë persona të përfshirë në rastin e vrasjes në Hallaq të Madh në Lipjan.

Mos i humb